Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” i ndryshuar është përgatitur programi i transparencës për Prefektin e Qarkut Lezhë. Ky program përcakton  kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” i ndryshuar (LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Prefekti i Qarkut Lezhë) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Prefekti i Qarkut Lezhë do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI- së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Prefektit të Qarkut Lezhë nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.prefektilezhe.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Prefektit të Qarkut Lezhë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

Programi i Transparences

  • Gjendja civile – Pranë Prefektit të Qarkut funksionon Zyra e Gjendjes Civile Arkivi Lezhe nga e cila lëshohen certifikatat:
    • Certifikatë lindje nga akti
    • Certifikatë martese nga akti
    • Certifikatë vdekje nga akti
    • Certifikatë gjendje familjare para vitit 1974
  • Vërtetim i certifikatave për jashtë shtetit
  • Njoftimi dhe konsultimi publik (Ligji)
  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
  • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
  • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
  • Lista e dokumenteve që administrohen nga AP me afatet e ruajtjes

Prefekti i Qarkut Lezhe administron dokumentacion në format: kopje fizike dhe elektronike.

 Shënim: Prefekti i Qarkut Lezhë nuk e ofron këtë shërbim.

  • Vërtetim i certifikatave për jashtë shtetit

Shënim: Prefekti i Qarkut Lezhe vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.