Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” i ndryshuar është përgatitur programi i transparencës për Prefektin e Qarkut Lezhë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” i ndryshuar (LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Prefekti i Qarkut Lezhë) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Prefekti i Qarkut Lezhë do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI- së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Prefektit të Qarkut Lezhë nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.prefektilezhe.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Prefektit të Qarkut Lezhë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e Prefektit të Qarkut Lezhë
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të Prefektit të Qarkut Lezhë, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të Prefektit të Qarkut Lezhë për të marrë vendime
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e Prefektit të Qarkut Lezhë ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
- Legjislacion ndërkombëtar
- Legjislacion kombëtar
- Ligji nr 107 2016 Për Prefektin e Qarkut
- Kodi i procedurave administrative të Republikës se Shipërisë
- Ligji nr 139 2015 Për Vetëqeverisjen Vendore
- Ligji nr 152 2013 Për Nëpunësin Civil
- Ligji nr 90 2012 Për Organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore
- Ligji nr 10 296 2010 Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin
- Ligji nr 119 2014 Për te Drejtën e Informimit
- Ligji nr 9936 2008 Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë
- Ligji nr 115 2014 Për ndarjen Administrativo-Territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore
- VKM 874 Për miratimin e Rregullave të Etikës në Administraten Publike
- Akte nënligjore
- Vendimi Nr.134 date 07.03.2003 “PËR VËRTETIMIN DHE LEGALIZIMIN E DOKUMENTEVE”
- VKM Nr.52 date 22.01.2025 “Për emërimin në detyrë të Prefektit të Qarkut Lezhë”
- Urdhër nr.45 datë 13.08.2018 “Për emërimin në detyrë të Nënprefektit Kurbin”
- Udhër nr.62 datë 07.10.2024 “Për emërimin në detyrë të Nënprefektit Mirditë”
- Urdhera të Prefektit të Qarkut Lezhë
- Urdhër nr 8 për krijimin e Task Forcës – Vendore për zbatimin e planit kombëtar të veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit
- Urdhër nr 1 për ngritjen dhe funksionimin e KREDH për Qarkun Lezhë
- Urdhër nr 55 për krijimin e Task Forcës – Vendore për garantimin e sigurisë në shkolla
- Urdhër nr 60 për krijimin e Task Forcës – Vendore ndërinstitucionale të sezonit turistik veror 2025 për Qarkun Lezhë
- Urdhër nr 100 për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit Rajonal Antitrafikim për Qarkun Lezhë
- Urdhër nr 130 për ngritjen e Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Mbrojtjes Civile dhe Krizave
- Verifikimi i ligjshmërisë së akteve me karakter normativ të organeve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të Qarkut Lezhë
- Regullore
- Kodi i sjelljes
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
- Strategji
- Raport vjetor
- Koordinatori
- Eduard Marku
- email: eduard.marku@prefektilezhe.gov.al
- Eduard Marku
- INSTITUCIONI
- E-maili
- Tel
- 0215 22202
- Adresa
- Rr. “Frang Bardhi”, Lagjia Skenderbej, (4501), Lezhë
- Orari
- E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30
- E premte: 08:00 – 14:00
- Model kërkese
- Model ankese
- Hapat qe ndiqen per ankese
- Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (Prefekti i Qarkut Lezhë nuk ka Rezolutë)
- Planet strategjike të punës. (Nuk ka informacion)
- Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
- Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Lezhe
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donacione, sponsorizime (Nuk ka informacion)
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara (Nuk ka informacion)
- Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
- Regjistri i Parashikimit te Prokurimeve Publike per vitin 2025
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
- Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
*Shënim: Prefekti i Qarkut Lezhë nuk zhvillon procedura konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat.*
- Gjendja civile – Pranë Prefektit të Qarkut funksionon Zyra e Gjendjes Civile Arkivi Lezhe, Kurbin dhe Mirdite, nga e cila lëshohen certifikatat:
- Certifikatë lindje nga akti *
- Certifikatë martese nga akti *
- Certifikatë vdekje nga akti *
- Certifikatë gjendje familjare para vitit 1974 *
* Tarifa për lëshimin e Certifikatave është: në gjuhën shqipe 50 lekë, e përkthyer 200 lekë
V.O Shërbimi për qytetarët ofrohet online në Portalin E-Albania.
- Vërtetim i certifikatave për jashtë shtetit
Bazuar në VKM-në Nr.134, datë 07.03.2003 “Për vërtetimin dhe legalizimin e dokumenteve të lëshuara në Republikën e Shqipërisë, për përdorim jashtë vendit dhe të dokumenteve të huaja, për përdorim brenda vendit”, (ndryshuar me VKM-në Nr.727, datë 30.10.2003”), Prefekti i Qarkut Lezhë vërteton dokumentacionin e lëshuar nga NJVQV, me qëllim për t’u përdorur jashtë vendit. Ky shërbim ofrohet nëpërmjet postës ose pranë zyrave të institucionit dhe është pa kosto.
* Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etj.
- Njoftimi dhe konsultimi publik (Ligji) *
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi *
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve *
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes *
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Prefektit të Qarkut Lezhë *
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike *
*Shënim: Institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.
- Regjistri i Kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar (sipas Modelit të Regjistrit të miratuar nga Komisioneri)
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Lezhë *
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve *
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim *
- Procedura e ankimimit *
- Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për AP që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin/Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat dhe përgjigjet *
*Shënim: Prefekti i Qarkut Lezhë nuk e ofron këtë shërbim.
- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
- Raporte
- Publikime (nuk ka informacion)
- Statistika
- Projekte (nuk ka informacion)
- Bashkëpunime etj. (nuk ka informacion)
Shënim: Prefekti i Qarkut Lezhe vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.